TIRANE – Juan Manuel Santos fiton çmimin Nobel për Paqen. Ceremonia e dhënies së çmimin u zhvillua paraditën e së premtes në Oslo. Santos, i cili është presidenti aktual i Kolumbisë e fitoi këtë çmim falë pëpjekjeve të shumta për t’i dhënë fund luftës civile.
Çmimi në fjalë i është dhënë kreut të Kolumbisë shkaku i marrëveshjes së paqes, të arritur me rebelët e FARC-it, marrëveshja e cila gjithsesi u refuzua nga kolumbianët, gjatë një referendumi të mbajtur javën e kaluar.
Rreth 220,000 njerëz, shumica prej tyre civilë, janë vrarë prejse rebelët e frymëzuar nga marksizmi kanë nisur luftën e tyre të armatosur në Kolumbi, më 1964.

Kandidatët e tjerë për çmimin Nobël për Paqen
Helmetat e Bardha

Në zonat e rrethuara nga rebelët e Sirisë, një ekip krejtësisht vullnetarë i njohur si “Mbrojtja Civile Siriane” është vënë në vijën e parë të shpëtimit të trajtimit të civilëve të bllokuar në fushëbetejat e shumta të vendit. Grupi i njohur me nofkën e tyre “White Helmets” ka shpëtuar rreth 60 mijë njerëz, shpesh në rrezik për jetën.
Svetlana Gannushkina
Matematicianja ruse dhe aktivistja e të drejtave të njeriut ka qenë një konkurrente e vazhdueshme për pothuajse një dekadë. Ajo është kampione e të drejtave të emgirantëve, mbrojtëse e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
Jeanne Nacatche Banyere, Jeannette Kahindo Bindu dhe Dr. Denis Mukwege
Nëpërmjet grupit të tyre kishtar “ Mama”, Jeanne dhe Jeannette kanë kërkuar të mbijetuarit e shumtë të përdhunimit në Kongo duke krijuar një rrjet mbështetjeje për viktimat dhe trajtimin e tyre shëndetësor. Ndërsa gjinekologu Mukwege, ka ndihmuar mijëra viktima të përdhunimit dhe ka luajtur një rol kryesor në publikimin e brutalitetit të dhunës në botën e jashtme.
Ernest Moniz dhe Ali Akbar Salehi
Harpviken beson se në mesin e të gjithtë politikanëve dhe diplomatëve të përfshirë në negocimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, sekretari amerikan i energjisë dhe kreu i Agjencisë atomike të Iranit, e meritojnë njohjen më të madhe. Ata kanë luajtur një rol kyç si negociatorë të paktit që qetësoi frikërat mbi aftësitë bërthamore të Iranit.
Edward Snowden
Ish-punonjësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare(CIA), dhe ish kontraktori për qeverinë e SHBA-së është një tjetër favorit për Çmimin Nobel për Paqen.
Denis Mukwege
Gjinekologu nga Republika e Kongut, i cili ka kuruar mijëra femra dhe konsiderohet më i miri në botë.
