Dashi
Një situate disi “armiqësore”, mbizotëron në ambientet që do frekuentoni sot. Mos nxitoni në nxjerrjen e përfundimeve, ndoshta është thjeshtë një përshtypje e momentin nga gjendja juaj jo fort e mire. Jeni shumë të tërhequr, dhe aspak në humor dhe gjithçka e shikoni me skepticizëm. Përpiquni te ndryshoni qe ti keni me te thjeshta gjerat.

Demi
Angazhimi i ditës se sotme do ju bëjë të vini disi në provë kujtesën tuaj. Rikujtimi i detajeve do jetë çelësi i përfundimit të një pune që vetëm ju mund ta mbyllni. Jo më kot themi që detajet bëjnë diference, dhe pikërisht këtë do kuptoni ju sot. Suksese ne përzgjedhje, sepse do ketë ndikim dhe ne te ardhura.

Binjakët
Keni nevoje për njerëz qe bashkëpunojnë me ju, jo për njerëz qe ju tregojnë si të punoni. Këtë kuptojeni njëherë e mirë te vetja dhe merrni në dore situatën. Këshillohuni me dike që ka njohuri te mira ne fushën e financave dhe shikoni ku jeni me të ardhurat qe po fitoni. Kudo jeni me partnerin dhe kjo është një mbështetje shumë e madhe për ju.

Gaforrja
Sot do njihni miqtë e vërtetë dhe ata për të cilët duhet të krenoheni. Nga një situatë aspak e këndshme do kuptoni shumë më shumë nga sa do shqetësoheni. Në fund diçka është e sigurt, nuk jeni vetëm, por as nuk keni aq miq sa mendoni. Ndonjëherë është mirë t’i shohësh hapur disa gjera, dhe pse ju jeni shume solidar.

Luani
Dy janë tiparet qe dominojnë te të lindurit në shenjën e luanit, kane një mprehtësi të theksuar mendore, dhe një vigjilence te jashtëzakonshme. Fal këtyre ju jeni me te privilegjuar kur bëhet fjalë për komunikim dhe drejtin të diçkaje. E mira është qe te tregoni pak kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha
Ndihuni me fat sot, sepse do merrni shumë vlerësime për kapacitetin qe keni treguar në punën që ju kanë besuar. Një zgjidhje shume e mire juaja është fryma e grupit dhe nuk e vendosni aspak veten si lider. Suksesi jua lidhet dhe me familjen tuaj, sepse ju besojnë të gjithë kohën.

Peshorja
Jeni shumë të drejtë, keni shumë dëshirë të ndihmoni të tjerët, por ndonjëherë harroni veten. Partneri ju vë në dukje në çdo moment që jo të gjithë e meritojnë ketë mënyrën tuaj si jeni. Falë përpjekjeve tuaja jeni këtu ku jeni. Një mundësi e pritur prej kohesh nga ju, me në fund ju hap dritën jeshile.

Akrepi
Ktheni kohën pas dhe kuptoni çfarë përpjekjesh keni bërë për të qenë këtu ku jeni sot. Gjendja aktuale është fryt i mundit dhe përpjekjeve. Ajo që do doni më shumë është që në të njëjtën mënyre t’ju vlerësohej dhe gjendja e te ardhurave, por pak nga pak do merrni gjithçka. Kushtojini me shumë kohë partnerit, sepse ka qene pjesa kyçe e suksesit tuaj.

Shigjetari
Tregoni kujdes me marrëdhënien tuaj me partnerin sot, disa keqkuptime mund te shndërrohen ne biseda serioze dhe mund të kalojnë ne grindje. Mos insistoni në diçka qe nuk keni siguri dhe tregohuni modest, të pranoni qe gabimet janë për të gjithë. Familja nuk duhet të shqetësohet nga kjo gjendej, menaxhojeni vete deri ne fund. Tregohuni të ekuilibruar.

Bricjapi
Pozicionimi i yjeve ne shenjën tuaj jua bën më të favorshme ditën sot. Disa emocione te shkaktuara që në orët e para të mëngjesit do ndryshojnë gjithë rrjedhën e gjerave. Kjo është ajo që të gjithë keni nevojë, energji pozitive dhe dashamirësi nga njerëzit qe na rrethojnë. Dite e mbarë do të jetë për ju.

Ujori
Një mik juaji do kërkojë të jetë në qendër të vëmendjes sot, por ju nuk do ta vini re aspak këtë gjë. Puna ka prioritet për ju, dhe kjo është një nder arsyet qe ju “kritikon” shpesh dhe familja. Koha juaj e shpenzuar ne te është shumë e madhe. Mundohuni te gjeni një balance, që t’ia dilni me të dyja.

Peshqit
Ditë e qetë, me energji pozitive dhe me shumë buzëqeshje parashikohet kjo e sotmja. Ndjehuni mire me veten, sepse gjithçka e keni në kontroll. Organizoni një udhëtim me partnerin dhe shkëmbeni ide me njeri tjetrin, sepse do gjeni zgjidhjen me të mirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb