TIRANE- Është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Kohët e fundit ai ishte diagnostikuar me leucemi akute.
Bakalli ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4-vjeçar 2005–2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës. Ai u largua nga PD pas përplasjeve me ish-Kryetaren e Kuvendit dhe ish-zv.kryetaren e kësaj partie, Jozefina Topalli.
Pas tërheqjes nga politika, ai iu përkushtua jetës akademike.
Bakalli kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.
(el.sp/BalkanWeb)