Pas Samanta Karavellës, të cilës iu dëmtua plotësisht makina nga një makinë ushtrie afër qendrës së Tiranës, dje është aksidentuar Zanfina. Ky aksident ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa në internet janë publikuar edhe fotot e para nga vendi i ngjarjes, menjëherë pasi ndodhi aksidenti.

Deri më tani mësohet se makina e saj është dëmtuar, ndërsa për vetë këngëtaren nuk ka të dhëna mbi lëndimet që mund të ketë marrë. Sidoqoftë, fansat presin një reagim publik nga Zanfina.
(er.nu/BalkanWeb)
