SIRI – Një vajzë siriane,e cila është plagosur në një sulm ajror qan e dëshpëruar dhe thërret babanë e saj. Videoja dramatike,e cila brenda pak orësh bëri xhiron e botës tregon vogëlushen 8-vjecare Ayah të plagosur dhe të përgjakur duke kërkuar të atin.

Ajo ishte së bashku me babanë e saj, kur shtëpia e tyre në fshatin, Talbiseh u godit nga një raketë. Imazhi i vogëlushes që i rrjedh gjaku dhe që të copëton zemrën simbolizon vuajtjet e fëmijëve në Lindjen e Mesme.

Në muajin gusht një tjetër fëmijë, Omran Daqneesh, preku zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. 5-vjeçari sirian u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të bombarduar në luftë.

Ai qëndronte i ulur në pjesën e pasme të një ambulance, i gjakosur dhe i trembur ndërkohë që fotografohej nga mediat.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb