Një bisedë personale mes presidentit francez, Francois Hollande dhe kryeministrit grek, Alexis Tsipras është zbardhur në librin “Një president nuk duhet t’ua thotë atyre”, i shkruar nga dy gazetarë francezë të “Le Monde”.

Në libër publikohen bisedat konfidenciale të presidentit Hollande me dy gazetarët, ku vihet re marrëdhënia vëllazërore mes Hollande dhe Tsipras edhe pse kanë ekzaktësisht 20 vite diference moshe mes njëri-tjetrit.

“Unë e di që për ju problemi janë teknokratët dhe zyrtarët që vijnë këtu në Francë dhe fytyrat që bëjnë për Greqinë”, i thotë Hollande Tsiprasit pranverën e 2015-ës, duke ju referuar Trojkës.

“Ne nuk mund të pranojmë njerëz që vijnë këtu dhe të na këshillojnë përjetësisht. Ne kemi ekspertët tanë”, i drejtohet Tsipras, i cili merr edhe mbështetjen e sinqertë të Hollande: “Nëse ju vdisni (Greqia), do të plagosemi edhe ne. Nuk do të jemi më mirë. Ne nuk mund të pranojmë dobësimin e një partneri”.

“Këta qentë gjermane kanë kuptuar faktin se ne nuk jemi në gjendje për të shlyer borxhin dhe duan ta shfrytëzojnë këtë”, thotë Tsiprasi. Nuk dihet nëse publikimi i këtyre bisedave do të ketë reagime nga pala gjermane.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: