Dekani i fakultetit ekonomik “Luarasi” Altin Hoti, i ftuar tek ‘Zëri i Amerikës’ u shpreh se vendet në zhvillim, ku përfshihet dhe Shqipëria, kanë rezultate jo të kënaqshme me rritjen ekonomike. Sipas tij, këto vende nuk mund ta mbështesin ekonominë në sektorin e shërbimeve, një sektor jo prioritar por mbi baza më të forta siç është industria.

“Që pas 2008-ës ka disa problematika që e kanë bërë të pafavorshme rritjen ekonomike. Vëmendja e bankës Botërore është se vendet po karakterizohen nga një mungesë konfidence, dhe kjo përkthehet në më pak investime, në më pak tregti. teknologjitë që po aplikohen në vendet e zhvilluara, si inteligjenca artificiale, po e bëjnë jo më të domosdoshme investimet e huaja në vende të tjera. Kjo detyrimisht përkthehet në më pak rritje ekonomike edhe për Shqipërinë. problemet e ekonominë.”- deklaroi Hoti.

Duke iu referuar studimeve, Hoti tha se përmasat e ekonomisë informale në Shqipëri shkojnë deri në 60%. I pyetur se si mund të reduktohet kjo, Hoti e gjen zgjidhjen te zgjerimi i bazës së tatimpaguesve.

Altin Hoti e cilëson sektorin energjetik mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Shqipëria është pjesë e projektit TAP dhe ku miliarda investime që do hynë në ekonominë shqiptare do të jenë edhe burim kryesor për rritjen ekonomike.

“Sektori energjetik është mjaft i rëndësishëm. TAP është jo vetëm projekt i rëndësishëm gjatë ndërtimit të tij, sepse janë miliarda investime që hyjnë në ekonominë shqiptare, por është dhe një sektor i rëndësishëm si burim i rritjes ekonomike. Problematika kryesore që ka ekonomia shqiptare, fillon që nga edukimi i brezit deri tek investimet, pra tek kreditimi i ekonomisë. problemi fondamental është struktura e ekonomisë shqiptare. ”- u shpreh Hoti.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb