1. Begonia semperflorens
Kjo lule çel gjatë verës, ka nevojë për shumë diell dhe dritë. Lulet e saj janë në ngjyrë të bardhe, të kuqe dhe rozë. Është shumë efikase në pastrimin e ajrit nha benzina apo nga kimikat të tjera që prodhohen nga ‘toluene’.

2. Nephrolepis exaltata
Kjo bimë i ka gjethet si pupla dhe është një nga bimët më të mira për pastrimin e ajrit. Thuhet se kjo bimë mund të largojë edhe arsenikun dhe mërkurin nga dheu. Ka nevojë për shumë lagështi dhe hidratim.

3. Azalea (Rhododendron simsii)
Kjo lule kaq e bukur ka nevojë për shumë dritë diell që të mbijetojë. Por duhet vendosur në një vend të freskët si p.sh dritare. Kjo lule e pastron ajrin nga ‘formaldehyde’ – një lloj gazi që gjendet në disa lloj solucionesh.

4. Gerbera jamesonii
Kjo lule është perfekte për t’u mbajtur në dhomë gjumi ose ambiente pastrimi kimik (apo në dhomën / ambientin ku lani rrobat tuaja). Largon ‘trichloroethylene’ (e cila gjendet në produktet / detergjentët që përdoren për pastrim kimik).

5. The Lady Palm (Rhapis excelsa)
E lehtë për t’u rritur dhe shumë e bukur. Kjo bimë largon amoniakun, një përbërës shumë i dëmshëm ky që ndodhet në detergjentë dhe pastrues, ngjyrosës flokësh e pëlhurash. Duhet pak kohë derisa të marri formën që shohim, por sapo rritet dhe kalon kjo fazë, ajo bëhet e mrekullueshme edhe për të zbukuruar shtëpinë.

6. The snake plant (Bima gjarpër)
Bima gjarpër ose ‘Sansevieria trifasciata’ ka nevojë për dritë dhe ujë. Kjo bimë fantastike përthith dioksidin e karbonit dhe çliron oksigjen gjatë natës. Nëse e mbani në dhomë së bashku me një lule/bimë tjetër e cila çliron oksigjen gjatë ditës, ju do të siguroni një cikël perfekt për 24 orë.

7. Zambaku i paqes (Spathiphyllum)
Një nga lulet më të përshtatshme jo vetëm për pastrimin e ajrit por edhe për dekor. Kërkon vend të freskët dhe hije. Por kini kujdes. Kjo lule është helmuese për kafshët shtëpiake.

8. Aloe Vera
Aloe Vera. Kjo bimë e jashtëzakonshme jo vetëm per cilësitë kurative por edhe për të pastruar (detoksifikuar) ambjentet brenda shtëpisë. Kjo bimë ka një sistem shume të veçantë. Ajo pastron ajrin nga kimikatet e dëmshme që perdorim, duke shfaqur njolla kafe tek gjethet (pra nëse mbani nje bimë të tillë brenda shtëpise dhe gjethet e saj kanë njolla si ne foto, tregon se Aloe ka perthithur një dozë të mirë kimikatesh) në vend që t’i perthithnit ju!/shije/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb