Ish-­deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar mbi deklaratën e ministres së Mbrojtjes se Ushtria nuk mund të bëhet pjesë e luftës ndaj kanabisit.

Shehu bën një paralelizëm me atë që ndodh në Itali, ku karabinierët si pjesë e Forcave të Armatosura janë shumë aktivë në goditjen e trafikut të drogës. Ai propozon një formulë të tillë dhe për vendin tonë, duke shtuar se “serioze” është edhe çështja e sigurisë dhe stabilitetit në vend. I pari që propozoi futjen e ushtrisë në goditjen e kanabisit ishte Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

DEKLARATA E TRITAN SHEHUT
USHTRIA, SI PJESE E SHTETIT KUNDER KANABISIT. Nga Ministria e Mbrojtjes sot deklarohet se FA dhe permendja e tyre jane “ceshtje serioze”! DAKORT, JANE SHUME “SERIOZE”, ASHTU SIC ESHTE E TILLE DHE SIGURIA E STABILITETI I VENDIT. Por po kaq “serioze” eshte e kultivimi masiv i kanabisit te ne me pasojat e tij: forcimi i grupeve kriminale, pasurimi i tyre, kriminalizimi i institucioneve, shkaterrimi i ekonomise legale, demtimi masiv i shendetit te qytetareve, etj.

KETO KANE TE BEJNE ME DESTABILIZIMIN E VENDIT, PRA ME CENIMIN E SIGURISE SONE KOMBETARE. Ushtria jone eshte perdorur me te drejte edhe per pastrime te territorit a dicka te ngjashme!! Mos valle te tilla perfshirje kane qene me “serioze” se lufta e sotme me kanabisin e krimin?! FORCA ME AKTIVE NE ITALI KUNDER KRIMIT E LUFTES ME TRAFIQET ESHTE KARABINERIA, QE ESHTE PJESE E FA DHE VARET NGA MINISTRIA E MBROJTJES. Ky model duhet implementuar edhe te ne! Pra le t’i leme aresyetimet jo produktive dhe te mobilizojme te gjitha institucionet e strukturat e mundeshme per te perballuar kete “gjendje te jashtezakoneshme” te krijuar, pikerisht nga mos funksionimi i atyre qe duhej ta ndalonin e perballonin ate, perpara se te jete teper vone per te gjithe shoqerine. PSE JO, MUND TE SHPALLET EDHE GJENDJA E JASHTEZAKONESHME NDAJ KETIJ FENOMENI TRAGJIK. Askush nuk mund ta konsideroje vehten te pa perfshire tashme, qe nga KESHILLI I SIGURISE KOMBETARE.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: