VATIKAN – Të shtunën e kaluar, Papa emëroi kolonelin Christoph Graf, komandat të ri të Rojeve Papnore Zvicerane. “53 vjeç, i martuar, me dy fëmijë, koloneli Graf kryente detyrën e zëvendës komandantit. Ka hyrë në Rojet Zvicerane në vitin 1987 si alabardier i thjeshtë. Tani i zë vendin komandantit Daniel Anrig, i cili e udhëhoqi këtë trupë ushtarake shumë të dashur për turistët, që vizitojnë Vatikanin, për gjashtë vjet me radhë.” Kështu njoftojnë burimet zyrtare të Selisë së Shenjtë.
Sipas tyre, kohët e fundit,”disa media kanë folur për mundësinë e shkrirjes së Rojeve Zvicerane, por koloneli Graf e përgënjeshtron lajmin në mikrofonin e Radio Vatikanit: “Po, disa gazeta bënë pyetjen nëse do të shkrihej i gjithë Trupi i Rojeve Papnore Zvicerane me largimin e komandantit të vjetër. Mund të them se Ati i Shenjtë interesohet shumë për ne, – ka thënë ai, – na do e na vlerëson e as që e ka ndërmend të marrë ndonjë vendim për shpërndarjen e Rojeve”.
(ar.sh/BalkanWeb)
