Një automjet ka marrë flakë në ecje plotësisht mëngjesin e sotëm në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Ngjarja ka alarmuar banorët, ndërsa burime nga Policia thanë për BalkanWeb se ngjarja ka qenë aksidentale.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes por ka qenë e pamundur shuarja e flakëve dhe makina është djegur plotësisht.

Përreth vendit janë mbledhur banorët të shumtë të zonës, ndërsa shihet se makina është anës rrugës. Shkak për zjarrin ka qenë një defekt. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar edhe pse mjeti ka qenë në një vend shumë pranë banesave. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.


(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb