Nga ANILA JOLE*

Qeveria greke ka marrë votëbesimin e Parlamentit mbrëmë pas mesnate, me 162 vota pro. Mes deputetëve që votuan “pro” ishin edhe ata të partisë “Grekët e Pavarur” në koalicion me SYRIZA-n, ndërkohë që 299 deputetë ishin të pranishëm në sallë. Në një votim nominal, që që filloi pak pas mesnatës dhe menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Kryeministrit Aleksis Tsipras, u votua programi i qeverisë, për të cilin, 137 deputetë votuan kundër.

“Nuk ka kthim pas, sepse kemi mbështetjen e gjerë të popullit. Jemi të gjithë banorë dhe pronarë në këtë shtëpi që quhet Europë”, ka deklaruar kryeministri në Parlament.

Votëbesimi i jepet qeverisë së re të koalicionit disa orë para se në Bruksel të mblidhet samiti i jashëtzakonshëm i Eurogrupit, ku do të zhvillohen negociatat zyrtare të Athinës me kreditorët.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb