MOLDAVI-Zgjedhjet presidenciale në Moladavi do të shkojnë në raundin e dytë muajin e ardhshëm.
Asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë shumicën e votave për të shmangur raundin dytë. Kandidati pro-rus ishte duke kryesuar në zgjedhjet presidenciale të cilat u zhvilluan të dielën, por nuk arriti të marrë mbi 51% të votave.
Sipas rezultateve Igor Dodon nga partia Socialiste ka fituar 48.5% të votave, ndërsa rivali i tij pro evropian Maia Sandu ka marrë 38.2% të votave.
Zgjedhjet e të dielës janë parë si një betejë mes atyre që mbështesin lidhjet me Rusinë dhe atyre që kërkojnë integrimin në BE.
(d.d/BalkanWeb)