I konsideruar prej vitesh aventurieri i artë i mbretërisë, princi Harry tani nuk është më single. Sipas tabloidit britanik Sunday Express princi duket se ka rënë në dashuri me artisten amerikane Meghan Markle, tre vjet më e madhe se ai.

Të dy frekuentohen që prej majit dhe duket se Kate dhe William e pëlqejnë shumë atë. Pas shumë biondeve Harry duket se është dashuruar me një brune.

Fatlumja është Meghan Markle, protagonistja e serive televizive ‘Suits’. Princi e ka njohur bukuroshen në maj në Toronto, ku gjendej për të promovuar ‘Invictus Game’, lojërat olimpike për veteranët e luftës, ndërsa aktorja ishte në qytet për të bërë disa xhirime.

Pas atij takimi Markle, që ka qenë e martuar dhe e divorcuar, është parë në parkun mbretëror të Wimbledon dhe në Buckingham Palace. Sipas tabloidit princi kërkon të ruajë historinë e tij, për të mos trembur artisten.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: