TIRANE – Zv.Kryeministri Niko Peleshi dhe Ambasadori i Konfederatës Zvicerane nënshkruan sot hapjen e fazës III të Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor me një angazhim financiar prej 7.2 milionë frangash zvicerane gjatë katër viteve të ardhshme.

Në total, programi parashikon një angazhim financiar prej 88 milionë frangash zvicerane për periudhen 2014-2017, kryesisht të destinuara për mbështetjen e pushtetit vendor.

Ndërsa ambasadori zviceran u shpreh se kjo është faza e tretë e një ndërhyrje afatgjatë të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, e cila ka dhënë rezultate të prekshme në nivel lokal në Shkodër e Lezhë, qarqe në të cilat janë zhviulluar fazat e para të këtij programi, që ka prekur fushat e menaxhimit të financave, trajtimit të mbetjeve urbane dhe ngritjen e “one stop shop”-eve.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: