Verrati tek Barcelona si pasues i Xavi. Është ky lajmi i publikuar nga “Daily Express” ku shkruhet se Barça është e gatshme të paguaj 50 milion euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Psg. Në këtë mënyre Verrati ka përfunduar në majën e listës së dëshirave të përpiluar nga drejtori i ri sportiv Ariedo Braida. Talenti Italian shihet si pasuesi ideal i Xavi, shtatshkurtër, teknik, një lojtarë që mund të përshtatet shumë shpjet me filozofinë e Barcelonës. Fillimisht katalansit duhet të shlyejnë dënimin e dhënë nga FIFA. Gjithnjë sipas “Daily Express” përveç Barcelonës në garë për Verratin është edhe Real Madrid, Juventus dhe Arsenal. Me paratë e fituar nga shitja e Verratit, Psg do të blejë Moussa Sissoko, 25-vjeçari Francez që për momentin është pjesë e Newcastle.
(e.shkambi/BalkanWeb)
