TIRANE– Kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ një ditë pas vizitës së tij në Bajram Curri, deklaroi se Rilindja urbane do të transformojë këtë qytet.

Kreu i qeverisë theksoi se ky qytet ishte një gropë e braktisur harrese, ndërsa turizmi do të bëhet motori i zhvillimit ekonomik.

“Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane për Tropojën, do ta transformojë qytetin e Bajram Currit nga një gropë e braktisur harrese, në qendrën e rilindur të një zone bukurish të rralla ku turizmi do të behet motori i ri i zhvillimit ekonomik e social.

Puna për bulevardin e këmbësorëve do të vazhdojë fillimisht me unazën e qytetit, gjimnazin dhe kompleksin e ri sportiv, ku përveç fushës së futbollit do të ndërtohen edhe terrenet e hapura të lojërave me dorë. Dhe ky është fillimi i përfitimit të madh të Tropojës nga reforma administrative – territoriale, që e vendos bashkinë e re në kushte të favorshme për të harmonizuar jetën urbane me një zhvillim rural shembullor. Ne do të bëjmë për Tropojën më shumë se sa është bërë në 25 vjet të marra së bashku.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: