TIRANE- Disa lëkundje tërmeti janë ndierë në orën 6:08 të mëngjesit të sotëm në disa qytete të veriut të Shqipërisë. Sipas Institutit Sizmologjik Evropian tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 ballë.
Epiqendra ishte 14 km nga qyteti i Rrëshenit, me një distancë 62 km nga Tirana dhe me një thellësi rreth 10 km. Tërmeti është ndier në Pukë, Rrëshen, Shkodër.
Për momentin nuk ka njoftime për dëme materiale ose të lënduar.
(d.d/BalkanWeb)
