Në “Loro Boriçi” vazhdon hemorragjia. Ishte përcaktuar që Shqipëri-Izrael të luhej në Shkodër, por sipas gjitha gjasave do të jetë “Elbasan Arena” ai që do të hap dyert për këtë ndeshje.

Sipas burimeve te “Newsport” disa delegatë të federatës Izraelite kanë inspektuar dje “Loro Boriçin”.

Ata kanë konstatuar të njëjtin problem të cilët spanjollët konstatuan një muaj më parë. Tapeti i blertë i fushës nuk është në kushtet optimale për t’u luajtur kjo sfidë. Federata Shqiptare e futbollit ka bërë gjithçka që kë problem të merrte një zgjidhje, por në fund është vendosur që sfida me Izraelin të mos luhet në këtë stadium. Mundësia e vetme mbetet “Elbasan Arena” dhe ky lajm pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim.

Biletat e shitura deri më tani do të konvertohen për në stadiumin e Elbasanit dhe nuk do t’i kthehet vlera blerësve.

(e.k/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: