Një tornado i fuqishëm ka përfshirë provincën romake, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe disa të plagosur, ndërsa nuk llogariten dëmet materiale. Një 25-vjeçar nga India vdiq pasi u godit në kokë nga një copë kornizë që u shkëput nga një kishë. Ndërsa një 61-vjeçar në Romë, u zu poshtë nga një pemë që ra prej tornados.
Mes të plagosurve, më rëndë është një burrë që u përplas me një vetratë xhami. Nga tornado janë shembur edhe 2 kate të një pallati.
Pemë të rëna dhe tabela të sinjalistikës rrugore të rëna në rrugët kryesore. Një numër i madh makinash janë dëmtuar nga stuhia. Probleme të shumta janë krijuar edhe në qarkullimin e mjeteve.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/lumy.alessy/videos/1439849532709584/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Në komunën e Lazios në total janë dhjetë të plagosur dhe qindra shtëpi të prishura, disa edhe me pak dëmtime.
Në Cerveteri, era e fortë ka thyer vetratat e një restoranti dhe dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/claudio.roncophe/videos/1315268941825701/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Është goditur nga një pemë edhe një ambulancë në Ladispoli dhe një makinë në Fiumicino.
Sot shkollat janë të mbyllura në Ladispoli, për shkak të probleme në infrastrukturën e institucioneve arsimore.
Edhe kryeqyteti, Roma përballet me dëme të shumta pas tornados së dhunshme që u përplas mbi qytet ku disa rrugë janë mbyllur.
(m.k/BalkanWeb)
