E ardhmja e sulmuesit Francez Antonio Grizman duket gjithmonë e më afër Manchester United. Media të ndryshme kohë më parë e kishin përcaktuar skuadrën e Mourinjos si destinacionin më të mundshëm, por kishin mbetur vetëm në kuadrin e spekulimeve. Do të jetë vetë lojtari ai që në një prononcim do ti vërtetojë këto hipoteza.
“Unë gjithmonë e pyes Pogban për Unitedin. Mendoj se ata janë klub i madh dhe me infrastrukturë të mire. Jo vetëm për United por edhe për Mourinjon”.
Ky është një sinjal i pastër se përveçse dëshirës për të luajtur në një klub së bashku me Pogban, Grizman dëshiron që ti bashkohet Mançester United. Lojtari në tregun e transferimeve kap një shifër të çmendur prej 80 mln eurosh. Gjithsesi paratë për gjigandin anglez nuk janë problem.
(e.k/BalkanWeb)