Nga: ZONJA VJOLLCA
300 gr kunguj të njomë
1 kokërr qepë
300 gr bizele
800 ml koncentrat pule
500 gr salcë kosi
Nenexhik
2 lgj lëng limoni
Kripë, Piper i zi
1 kungull i njomë për dekor
2 lgj vaj ulliri
Pak tabasko

Në një tenxhere me 2 lugë vaj ulliri kaurdisim fillimisht qepën të grirë imët. Shtojmë më pas kungujt të prerë në kubikë dhe i kaurdisim së bashku me qepën për 5 minuta. E rregullojmë gatimin me kripë, më pas shtojmë bizelet, i lemë sa të ngrohen së bashku me kungujt dhe menjëherë shtojmë lëngun e pulës dhe i lemë bizelet dhe kungullin të ziejnë për 10 minuta.
Më pas largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lemë të ftohet pak. Shtojmë në tenxhere salcën e kosit së bashku me disa gjethe nenexhiku.
Kalojmë në blender supën derisa ajo të kthehet në pure. E rregullojmë me kripë, piper të zi, lëng limoni. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe disa pika tabasko për shije. E servirim supën duke vendosur në qendër të tasit kubikë të hollë me kunguj të njomë spërkatur me vaj ulliri dhe nenexhik të freskët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb