(foto ilustruese) VORË- Një inspektor i Drejtorisë së Transporteve është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Vorë.

Inspektori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka qënë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një automjet.

Mësohet se mjeti drejtohej nga një grua, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetetit duke përplasur inspektorin.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: