Ditët e fundit, lajmi se Taulant Xhaka ka nisur një lidhje të re, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Futbollisti i Kombëtares, pak kohë më parë u përfol për një marrëdhënie me Anais, mbesën e Ingrit dhe Inis Gjonit, por asnjëri nga të dy nuk foli publikisht për këtë histori.
E pas thashethemeve për një lidhje të re, Taulanti ka reaguar. Për “Bluetooth” ai është shprehur se nuk ka të dashur për momentin.
“Thashetheme mund të bëjë kushdo, por e vërteta është që unë jam single, pra s’kam të dashur”, – ka thënë Taulant Xhaka.
(BlueTooth/Gazeta Shqiptare)
