Vetëm masa për ndeshje futbolli nuk të sjellin ndërmend këto pamje. Rreshtimi i dhjetëra efektivëve të policisë të veshur rëndë me helmeta në kokë e armë, të shoqëruar edhe nga qentë.
Policia 2 ok

Prej ditësh masat e policisë janë trumbetuar me të madhe, shkak i dyshimeve për sulme terroriste por pamjet që vijnë nga ambientet pranë Elbasan Arena të duken si pamje lufte.

policia 3 ok

Njoftimet e disa ditëve më parë të Mossad-it, shërbimit sekret izraelit, se disa persona po planifikonin sulme terroriste në Shkodër gjatë zhvillimit të ndeshjes, u shoqëruan me arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë nga policia shqiptare. Pavarësisht kësaj, FIFA kërkoi ndryshimin e stadiumit për arsye sigurie dhe ndeshja u transferua në Elbasan Arena. GJithë aktiviteti do të angazhojë rreth 2000 forca policie.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: