TURQI-Mbyllet sfida mes Turqisë dhe Kosovës me rezultatin e pastër 2-0. Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e kampionatit “Rusi 2016” u fitua nga vendasit me dy gola brenda 5 minutash të shënuar nga Jëllmaz në pjesën e dytë.
Takimi i vlefshëm për Grupin I kualifikues mes vendasve të drejtuar nga Fatih Terim dhe miqve kosovarë të drejtuar nga Albert Bunjaki është mbyllur në pjesën e parë me rezultatin e bardhë 0-0.
Kjo ndeshje eshte e 4-ta për dy ekipet në këto eliminatore, teksa Turqia numëron 2 pikë të grumbulluara në 3 ndeshjet e para, ndërsa Kosova vetëm 1.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1361328803890833/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Në pjesën e parë vlen të përmendet një gjuajtje e rrezikshme brenda zonës e Valon Berishë në minutën e 46. Për ekipin e Turqisë tentoi të shënojë Jellmaz me kokë në minutën e 46, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1361331747223872/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Një rast tjetër i rrezikshëm ku Turqia tentoi të shënojë ishte në minutën e 39 nëpërmjet një gjuajtje nga Shen, por portieri i Kosovës e devijoi topin në goditje këndi.
Me nisjen e pjesës së dytë Turqia kaloi në avantazh në minutën e 51 nëpërmjet Jëllmaz që shfrytëzon një top të dhënë nga Mallë. Por pa kaluar ende 5 minuta nga pjesa e parë dyfishohet rezultati me anë të golit të dytë shënuar sërish nga Jëllmaz në minutën e 55.
Kjo ishte humbja e 3-të në 4 ndeshje për Kosovën, e cila mbetet në vend të fundit të Grupit I me vetëm 1 pikë. Ndërkohë Turqia ngjitet në kuotën e 5 pikëve duke mbajtur vendin e 4-t në renditje.
(d.d/BalkanWeb)
