Nga Spanja vjen një lajm që nëse konfirmohet mund të shkaktojë një termet në merkaton e transferime. Messi mund të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2018, periudhë në të cilën i skadon kontrata.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, “Pleshti” argjentinas ka refuzuar verën e kaluar një rinovim të kontratës i ofruar nga klubi katalanas. I ndodhur me pushime në Ibiza, Messi i tha jo një kontratë të re për të vendosur me qetësi të ardhmen e tij.

Ylli i Barçës njoftoi klubi më anë të babit të tij Jorge, njëkohësisht edhe prokurator.

“Marca” nënvizon se Barcelona gaboi në kohën kur i paraqiti rinovimin e kontratës, pasi në atë periudhë Messi sapo ishte eliminuar nga finalja e Kupës së Amerikës dhe ishte dënuar nga gjykata spanjolle për evazion fiskal. Barça duhet të shpresojë që Messi të largohet përpara përfundimit të kontratës dhe të përfitojë nga klauzola e çmendur e largimit të tij, 250 milionë euro, ose të pranojë një rinovim të kontratës, në të kundërt Messi mund të largohet me parametra zero. Për të shmangur një skenar të tillë, presidenti Bartomeu po punon prej kohësh për rinovimin e kontratës me Messin, duke e joshur dhe më një pagë faraonike që do e shndërronte në futbollistin më të pagur në botë.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: