Thomas Muller në përfundim të ndeshjes që kombëtarja e Gjermanisë fitoi kundër San Marinos 8-0 tha se: “nuk kanë nevojë të luajnë ndeshje amatore sikurse ajo kundër San Marinos”.

Kjo deklaratë është kritikuar ashpër nga drejtori i komunikimit të San Marinos, Alan Gasperoni, i cili i ka treguar 10 arsye pse ajo ndeshje dhe ndeshje të tilla duhet të zhvillohen.

“I dashuri Thomas Muller,
Ju keni të drejtë. Ndeshjet sikurse ajo e të premtes nuk janë asgjë. Për ju. në anën tjetër, i dashuri Thomas, ju nuk keni nevojë të vini në San Marino gjatë vikendeve kur keni pushim në Bundesliga, ju mund të kishit shpenzuar me të dashurën tuaj në vila luksoze, ose ku i dihet, ju mund të merrnit pjesë në disa evente të organizuar nga sponsorë tuaj, që të fitonit disa mijëra euro. Unë ju besoj, por më lejoni të ju jap 10 arsye pse unë mendoj se ndeshja San Marino-Gjermani ka qenë një ndeshje e suksesshme, dhe nëse ju do të mundeshit, mundeshit të mendoni rreth kësaj, atëherë me lejoni të dijë se çfarë mendoni:
1. Të ka shërbyer që të shohësh se edhe kundër ekipeve të dobëta sikurse i yni ju nuk mund të shënosh dhe mos më thuaj që nuk je zemëruar kur Simoncini të ndaloi të shënosh…
2. Të ka shërbyer që t’ua bësh të qartë menaxherëve të tu (madje edhe Beckenbauerit dhe Rummenigges) se futbolli nuk zotërohet nga ata dhe ju përket të gjithë atyre që e duan dhe të pëlqeu ty ose jo, ne jemi në këtë mes
3. Shërbeu që të ju kujtojë mijëra gazetarëve anembanë Evropës që ka ende djem që ndjekin ëndrrat e tyre dhe jo rregullat tuaja
4. Shërbeu që të dëshmohet sërish që ju gjermanët kurrë nuk do të ndryshoni dhe historia ju ka mësuar se të ngacmoni nuk ju garanton gjithmonë fitore
5. Shërbeu për të parë 200 djem të San Marinos që luajnë këtë ndeshje për arsye të ndryshme, e nga të cilët trajnerët kërkojnë që të punojnë shumë. Kush e di, ndoshta një ditë sakrifica e tyre nuk do të paguhet duke luajtur kundër kampionëve të botës
6. I shërbeu federatës tuaj (po ashtu edhe tonë) që të fitojë disa para nga të drejtat e imazhit me të cilat, përveç që do të paguanin ty për problemet tuaja, ata mund të ndërtojnë edhe fusha futbolli për fëmijët e vendit tënd, shkollat dhe stadiumin që ta bëjnë më të sigurt. Federata jonë, po ta tregoj një sekret, është duke ndërtuar një fushë në fshatin Acquaviva. Ju do të mund ta ndërtonit me 6 muaj të pagës suaj, po ashtu edhe me 90 minuta të të drejtave të imazhit tuaj. Jo keq apo?
7. I shërbeu vendit tonë të madh sa fusha juaj në Munich që të dal në media për arsye të mirë, sepse futbolli gjithmonë është arsye e mirë.
8. I shërbeu shokut tuaj Gnabry që të ishte me ekipin kombëtar dhe të shënonte tre gola
9. I bëri disa Sanmarinas pak të lumtur, që të kujtojnë se edhe ne kemi një komb të vërtetë
10. Shërbeu të ma bëjë mua të qartë se, edhe nëse vishni fanellën më të bukur të Adidasit, ju gjithmonë i vishni çorape të bardha me sandale
Me dashuri, i juaji Alan”.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: