TIRANE– Ashtu si në çdo seancë, edhe ditën e sotme nuk kanë munguar të qeshurat dhe batutat. Ka qenë deklarata e ish-kryeministrit Berisha, momenti kur deputetët në sallë kanë shpërthyer në të qeshura.

Teksa donte të ilustronte me lajme të mediave të huaja, problematikat me drogën, plehrat, e trafikun, Berisha ka lexuar disa tituj në italisht të disa gazetave italiane.

Por mënyra sesi ish-kryeministri lexon në gjuhën italiane dhe theksi i fjalëve që ai shqipton, ka shkaktuar të qeshura në sallë.

Edhe vetë Berisha i është bashkuar të qeshurave, duke shpjeguar sakaq se ai nuk ka studiuar italisht, qoftë edhe një orë të vetme në jetën e tij.

“Kjo italishtja ime është larg të qenurit asaj që duhet të jetë. Po është as në gjendje, pasi në jetën time nuk kam bërë asnjë orë italisht. E gjitha vjen nga mediat dhe latinishtja ku unë kam qenë një student ekselent. S’kam bërë asnjë orë italisht”, tha ish-kryeministri. Ndërkohë, deputeti Pandeli Majko është filmuar nga kamerat duke qeshur me lot, nga italishtja e ish-kryeministrit Berisha.

RAMA: FALEMINDERIT SALI, MË KUJTOVE ‘LULËKUQE MBI MUR”
Kryeministri Edi Rama me tone sa ironike dhe sarkazma i është përgjigjur deputetit Sali Berisha në lidhje me akuzat që ky i fundit kishte bërë në drejtim të tij përgjatë kësaj jave. Në nisje të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama falënderoi ish-paraardhësin e tij se i kishte hequr mallin e filmit ‘Lulëkuqe mbi mur’, ndërsa e cilësoi Berishën si “lulëkuqen e fundit’ e varur mbi mur.
“Sali, meriton një faleminderit sepse na hoqe mallin e Lulëkuqe mbi mure. Je lulëkuqja e fundit e varur mbi mur. Je varur më lart se ata të shkretët e jetimores që thoshin “il popoole italiano’. Rrofsh se na e bërë të lehtë ketë të enjte. Njerëzit që kanë akoma nge që merren me ty përveç nesh që e kemi detyrë të dëgjojmë ditë të enjte, se ditë tjetër nuk merremi.”, tha Rama.
(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: