NGA FATMIRA NIKOLLI
Dy burra që përqafohen, qytetarë që i gëzohen paqes e një qytet i shkatërruar! Kjo ka qenë Tirana e pasluftës së Dytë Botërore. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Bashkia e Tiranës dhe Muzeu Historik Kombëtar çelën në sallën “UNESCO” të MHK ekspozitën “Çlirimi i Tiranës. Rrugë, sheshe, njerëz, gjatë dhe pas çlirimit të Tiranës, nëntor 1944, sipas fotografive të AQSh”. Mestyre është “puthja triumfale”, xhami e katedrale të bombarduara, Pazari i Tiranës i kthyer pothuaj në gërmadhë, është Dhora Leka partizane me apparat fotografik në dorë, janë partizanë duke pozuar mbi automjete te djegura në fillim të Bulvardit “Zogu I”, partizanë mbi bunkeri gjerman në Sheshin Skënderbej, ndërtimi i barrikadave në rrugën Fortuzi, apo pranë Pazarit të Vjetër, por edhe një fotoreporter anonim që fiksoi pamjet e çlirimit të Tiranës, që shfaqet në një fotografi në kodrën ku sot ndodhen “Varrezat e Dëshmorëve”. Janë kryesisht foto të paekspozuara më parë. Në kuadër të çlirimit të Tiranës, në Muzeun Historik Kombëtar u mbajt edhe një konferencë shkencore që përkujtoi 72- vjetorin.
KONFERENCA
Sipas Muzeut Historik Kombëtar- “Tirana u çlirua”- kanë qenë fjalët e para që Radiostacioni i vetëm shqiptar ka thënë më 17 nëntor të vitit 1944. Më pas është transmetuar Himni i Flamurit Kombëtar. Këto mbajnë mend mirë edhe veteranët, pjesëmarrës në këtë luftë. Ishin ditët kur 3000 trupa gjermane të Korpusi XXI që ishte pjesë përbërëse e gruparmatës “E”, kishin marrë urdhër të mbanin me çdo kusht kryeqytetin shqiptar, gjë që do të siguronte tërheqjen e trupave naziste, të cilat vinin nga Greqia e Maqedonia. Për të marrë Tiranën u deshën 19 ditë luftime, ku mësymja do të niste prej Divizionit të Parë Sulmues, në përbërje të të cilit ishin Brigada I, IV dhe XXIII. Në këtë betejë të ashpër ranë dëshmorë 127 partizanë dhe u plagosën 290 të tjerë. 72 vite më pas në Muzeun Historik Kombëtar u mbajt një ceremoni përkujtimore ku kishte shumë të ftuar, veteranë të luftës, historianë, por edhe të rinj.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Bashkisë, vlerësoi 17 Nëntorin si një nga ngjarjet më të rëndësishme, jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë. “Është një çast për të kujtuar. Janë disa mesazhe që mbeten po aq të freskëta edhe kur kalojnë 72 vite. Mesazhi i freskët që na vjen nga ajo kohë është që për kryeqytetin, për vendin, historia kërkon sakrifica. Fatmirësisht, historia sot nuk kërkon sakrificat e dhënies së jetës për kryeqytetin, porsigurisht sot kërkohet që të ndërtojmë me të njëjtin pasion dhe të njëjtën energji, ashtu si të rinjtë e 72 viteve më parë luftuan për të ruajtur identitetin e vendit tonë”, tha Erion Veliaj. Ai theksoi se vepra e tyre duhet të jetë shembull dhe frymëzim për brezin e tanishëm. Ndërkaq, në kumtesën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi bëri një rezyme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u përqendruar padyshim te beteja për marrjen e Tiranës. Mes të tjerash ai tha se: “Mësymja për çlirimin e Tiranës u zhvillua si një gërshetim veprimesh luftarake, kryesisht frontale në qytet dhe partizane jashtë Tiranës.
Çlirimi i Tiranës paralajmëroi çlirimin e gjithë Shqipërisë. Tirana ishte një ndër kryeqytetet e para në botë, i cili çlirohej me forcat e veta. Më 28 Nëntor 1944 Qeveria Demokratike e Shqipërisë dhe kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar hynë në kryeqytetin e çliruar”. Ndërkohë, historianët Paskal Milo e Pëllumb Xhufi sollën para të pranishmëve fakte nga luftimet që u zhvilluan në kryeqytet deri në ditën e çlirimit. Nga Komiteti i Veteranëve përshëndeti Arqile Veshi, i cili bëri, gjithashtu, një përmbledhje të të gjithë luftimeve për marrjen e kryeqytetit, të cilat nisën në ora 16:00 të datës 11 nëntor dhe përfunduan mëngjesin e 17 nëntorit 1944. Në fjalën e tij, drejtori i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido iu referua fotografive të Tiranës në ditët e para të çlirimit, një pjesë e madhe e të cilave nuk ishin publikuar më parë.
KËRKESA E MILOS
Historiani Paskal Milo u ndal në fillim te tekstet shkokllore. “Hisoria e klasës së XII të shkollës së mesme, do të thosha se duhet të jetë model i mësimdhënies, të paktën për Luftën NacionalÇlirimtare. Atje ka shumë deformime, me karakter poltik. Është urgjente dhe për fat të keq qeveria aktuale nuk po e mban fjalën për të rikshkruar tekstet. Është urgjente që ai tekst dhe disa të tjera, që qeveria i mori s h u m ë përzemër në vitin 2013, por që po u mbaron mandati i parë edhe akoma nuk po bëhet asgjë për të rishkruar tekstet e histrisë së shkollës së mesme, të klasës së IX dhe të klasës së XII në mënyrë të veçantë, për shumë problematika”. Sipas Milos, “Lufta e Dytë Botërore vazhdon të prodhojë në Shqipëri një debat shumë të nxehtë ndonëse kanë kaluar mbi 70 vjetë nga përfundimi i saj. Për fat të keq ky debat për një ngjarje të tillë të rëndësishme historike nuk ka qëndruar në nivelin shkencor historiografik. Pjesë e tij janë bërë opinioni, media, gjithëfarë njerëzish pa tagër e kulturë profesionale e mbi të gjithë politika. Ndofta jemi rast unikal në botë që harxhojmë kaq shumë kohë, energji, nerva, letër e bojë për t’u marrë me Luftën. Jo se ajo nuk e meriton por për faktin s e shumica e përpjekjeve janë bërë e po bëhen për të tjetërsuar Luftën Antifashiste NacionalÇlirimtare të popullit shqiptar, për të goditur thelbin e saj e për të ndryshuar natyrën e saj”. Ai shtoi se muajt e fundit në Shqipëri ka patur një shpërthim gati histerik të një fushate historishkruarje për Luftën për të mohuar e shtrëmbëruar karakterin çlirimtar e antifashist të saj e për ta paraqitur atë si një luftë civile midis komunistëve e nacionalistëve.
“Në thelb nuk ka asgjë të re as në fakte”, tha Milo, duke nënvizuar se “as edhe në ngjarje që të jenë zbuluar e që të justifikojnë gjithë atë përplasje kundërthëniesh e mllefesh”. Sipas historianit, këtë frymë e këto vlera nuk i kuptuan udhëheqësit e Ballit Kombëtar e të Legalitetit ndonëse shumica e tyre pretendonte se kishin kulturë perëndimore. “Por ata nuk u shkëputën nga bota e vogël e llogarive meskine, nga mentaliteti turkoshak i beut ose i nënpunësit provincial të ish perandorisë, nuk kishin aftësi e vizion për të kapur momentin dhe as guxim për të rrezikuar në emër të vlerave të mëdha të lirisë e të së ardhmes.
‘Baballarët e Kombit’ ishin për statusquonë, ata kishin qënë e mbetën politikanë kabineti e kafenesh dhe jo njerëz të aksionit. Ata nuk e kuptuan kohën dhe ajo i la pas ata”, vërejti Milo. “Lufta nuk ka qënë bardh e zi, nga njëra anë të mirët, patriotët, nga ana tjetër të këqinjtë, tradhëtarët. Instrumentalizimi i akteve kriminale për të goditur thelbin dhe madhështinë e Luftës NacionalÇlirimtare janë të destinuara të dështojnë”, tha ai. Në fund, Milo u shpreh se “vetë çlirimi i Tiranës në 17 nëntor 1944 është dëshmi e gjallë e forcës së Ushtrisë NacionalÇlirimtare, e pjekurisë strategjike dhe e zhdërvjelltësisë taktike të saj. Për nga humbjet që u shkaktoi forcave naziste ishte beteja më e madhe dhe më e sukseshme e saj në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri”.
(Gazeta Shqiptare)
