Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr karrota
1 kokërr qepë
1 lgj xhinxhër e grirë
1 kokërr portokall
3 lgj vaj ulliri
500 ml koncentrat perimesh
½ lëng limoni
Kripë
Piper i zi
40 gr ajkë

Fillimisht lajmë mirë portokallin, e thajmë dhe grijmë lëkurën e tij në rende dhe më pas e përziejmë me vaj ulliri. Grijmë qepën imët, qërojmë karrotat dhe i presim në feta të holla rrumbullake.
Ngrohim në tenxhere vajin e trazuar me lëkurën e portokallit dhe kaurdisim pak qepën, më pas shtojmë karrotat dhe xhinxhërën. I kaurdisim për pak minuta dhe shtojmë lëngun e perimeve si dhe lëngun e portokallit, vendosim kapakun dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 20 minuta.
Më pas e kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në pure. E kullojmë në një sitë dhe e vendosim përsëri në tenxhere, e rregullojmë me kripë, piper dhe pak lëng limoni dhe e lemë në zjarr sa të marrë një valë, më pas e servirim duke vendosur në çdo pjatë nga një lugë të vogël krem kosi.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb