TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’ një video 47 sekonda ku shihet transformimi i stadiumit ‘Qemal Stafa’, i cili është kurorëzuar me emrin “Arena Kombëtare”.

Rama theksoi se ky kantier mbresëlënës që do ta fusë Shqipërinë në hartën e UEFA-s si vend mikpritës për Supërkupën Europiane.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154213405076523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]“Kantieri mbresëlënës i Arenës Kombëtare, stadiumi europian i kuqezinjve që do t’i japë Tiranës një arsye të re krenarie, një hapësirë të re publike e rekreative në 7 ditë të javës, po edhe do të fusë Shqipërinë në hartën e UEFA-s, si vend që mund të mikpresë edhe finale të Superkupës Europiane???”, citohet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: