Lidhja dashurore mes Orlando Bloom dhe Katy Perry duket se ka përfunduar, vetëm pas 10 muaj lidhje, sipas websitet amerikan In TouchWeekly.
Sipas burimeve ylli i popit ka deklaruar se po kalon periudha të ndryshme në jetë, ndërsa aktori i ka rrëfyer miqve të tij se nuk ndihet gati të martohet dhe të ketë fëmijë. Të fotografuar bashkë vetëm në mars, marrëdhënia e tyre u mbajt gjithmonë larg syve kureshtarë.
Fotoja e tyre e parë sociale u shpërnda në fund të majit në Festivalin e Kanës . Më pas në verë dëgjuam të flitet për ta pas një fotoje të një fotografi që e nxori Bloom plotësisht nudo me Katy në kanoa dhe zërin e një flirti mes tij dhe Selena Gomez, i cili u përgënjeshtrua.
(da.xha/BalkanWeb)
