Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se ka filluar veprimtarinë vendimtare diplomatike për të parandaluar njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.
Mediat serbe, njoftojnë se ai ka zhvilluar një seri takimesh bilaterale në nivel të lartë në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, ku po merr pjesë në Samitin e Frankofonis.
Daçiç theksoi se aktivitetin kryesor të tij në Samit është duke e orientuar në takime bilaterale me përfaqësuesit e atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që mos të ketë ndryshim të pozicionit të tyre, por edhe siç tha ai, do të ketë takime edhe me përfaqësues të vendeve ku është e mundur për të ndryshuar pozicion në drejtim të kundërt.
Duke vënë në dukje se në Samitin e Frankofonisë, po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe pritet ardhja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i jashtëm serb ka thënë se “ata kanë shpresa të mëdha me zhvillimin e takimeve me një numër të madh të vendeve që nuk janë njohur Kosovën”.
(el.sp/BalkanWeb)