TIRANË- Një banesë dykatëshe mbas Ministrisë së Arsimit është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ndërsa si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy makina zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve, ndërsa një efektiv i zjarrfkisëses me iniacialet G.C është plagosur gjatë ndërhyrjes së shpëtimit. Ai është shtruar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesën dykatëshe. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.
(d.d/BalkanWeb)