Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pako peta
1 kokërr qepë
1 kg lakër të bardhë
3 karrota
1 degë selino
1 spec djegës
3-4 lgj uthull vere
200 gr djath të bardhë
100 ml vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Në një tigan vendosim 3 lugë vaj ulliri, kaurdisim fillimisht qepën të grirë hollë derisa ajo të zbutet mirë, më pas shtojmë lakrën të prerë jo shumë hollë. I vendosim tiganit kapakun për 5 minuta me qëllim që lakrës t’i bie volumi. Më pas e rregullojmë lakrën me kripë dhe shtojmë karrotën të prerë në fije me qëruesen e patates bashkë me selinonë të grirë hollë me gjithë gjethet e saj. I lemë perimet të kaurdisen në zjarr për 7-8 minuta duke i trazuar herë pas here. Në fund shtojmë uthullën dhe e largojmë tiganin nga zjarri duke i lenë perimet të ftohen pak.
Pasi perimet të jenë ftohur thërrmojmë djathin dhe e përziejmë mirë të gjithë mbushjen duke i shtuar dhe pak piper të zi. Byrekun mund ta shtrojmë komplet në tavë duke spërkatur me vaj njëherë në çdo dy petë, por dhe mund t’i japim formën që dëshirojmë trekëndësh apo cilindër. Pasi kemi përfunduar me mbushjen e byrekut e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb