Edi Rama kryeministri i Shqipërisë është i ftuari special nga Karl-Heinz Rumenige për sfidën që Bayern Mynihu po luan tani kundër Leverkusenit. Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur Rama me anë të një postimi në Twitter.
Postimi i Ramës në Twitter:
“Edhe pse jo “bajernist”, kam privilegjin të jem sonte i ftuar nderi i Bajernit të Mynihut.
Faliminderit për respektin Karl-Heinz Rumenige.
Duket se prezenca e kryeministrit tonë po i sjell fat Bayernit pasi po fiton 1-0, përkundrazi çfarë ndodh me kombëtaren e Shqipërisë kur është i ftuar.
(e.k/Balkanweb)
