PRESHEVE- Festa e Flamurit në të tria komunat e banuara me shumicë shqiptare vazhdon të ndalohet nga Serbia.

Simboli i pavarësisë së Shqipërisë për Festën e 28 Nëntorit, flamuri kuq e zi nuk do të vendoset në xhaminë e fshatit Geraj në komunën e Preshevës, ashtu si një vit më parë.

Hoxha i fshatit, Hafëz Nexhatiu, thotë se është gjobitur me 300 euro vetëm pse vendosi flamurin me rastin e festës. “E kishin vendosur do djem të rinj. Nuk do ta vendosim më”,- thotë ai për “Zeri”.

Ai nuk preferon të flasë shumë për gjobën që ka marrë, por shton: “Le ta vendosin në Komunë një herë…”.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: