TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar sot ish-luftëtarët që luftuan për lirinë e Kosovës, 1 ditë para kremtimit të vitit të 7-të të Pavarësisë së Kosovës.

Në një ceremoni që po mbahet në Pallatin e Brigadave, Nishani tha se populli i Kosovës ka bërë sakrifica të mëdha për të mbijetuar, ndërsa përmendi edhe sakrificat e atyre që i dolën në mbrojtje.

Kreu i Shtetit kujtoi ndër të tjera me krenari figurën e Adem Jasharit.

“Ceremonia e sotme është një shenjë respekti e nderimi për ata që dhanë jetën për kombin. Kosova është një kapitull i veçantë i kombit tonë”, tha ai më tej.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb