TIRANE- Sherret në rrugë nuk i shpëtojnë kurrë celularit të kalimtarëve. Sapo shohin diçka jo noramale ata shpejtojnë të regjistrojnë dhe shpërndajnë më pas në rrjet. Rasti i fundit është regjistruar në rrugën ‘Don Bosko” në kryeqytet, ku një vajzë e re është konfliktuar me një grua të moshuarën, të cilës pasi i bërtet e shtyn drejt tokës.
Edhe pse arsyet e sherrit janë ende të paqarta, në video dëgjohet zëri i vajzës së re që i kërkon gruas së moshuar të ulë zërin dhe të mos e shikojë më.
Ndonëse e moshuara flet, përgjigja që ajo i jep vajzës së re nuk dëgjohet mirë. Por nga veprimi i kësaj të fundit duket se nuk ka qenë e mirë. Themi kështu sepse pas debatit vajza e re e kap prej leckash dhe e përplas në tokë gruan.
Për t’i ndarë ndërhyjnë edhe dy djem.
(ma.ar/BalkanWeb)
