ZVICER-Diana Lebedeva, 19 vjeç, njohur si Lady D ruse, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor në Lugano të Zvicrës. E reja udhëtonte me një BMW X6, që ka dalë nga rruga, në një urë pranë qytetit të Castagnola, duke rënë në brigjet e Luganos.

Ambasada ruse në Zvicër ka konfirmuar lajmin. Sipas agjencisë Ria Novosti, makina drejtohej nga një mik i vajzës, 23 vjeçari Azer Yagubov, rezident në Zvicër prej disa vitesh, djali i një industrialisti nga Azerbaxhani, si dhe nipi i Subkhi Shikhlinski, fuknsionar në departamentin e drejtësisë së qeverisë ruse.

Edhe i riu Azer ka vdekur në aksidentin rrugor. Lady D ruse ishte mbesa e Platon Lebedev, ish drejtues i lartë i gjigandit rus të naftës Yukos, që është dënuar me dhjetë vjet burg (2003-2013) për evazion fiskal, pastrim dhe përvetësim parash në mënyrë të paligjshme, një proces gjyqësor i cilësuar nga të gjithë si i motivuar politikisht.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: