Nga: ZONJA VJOLLCA
3 kokrra vezë
100 gr gjalpë
150 gr sheqer
300 gr miell
1 lç pluhur pjekës
4 kokrra mollë
½ lëng limoni
1 lç kanellë
2 lgj sheqer për mollët
Sheqer vanilje
Në një tas fillimisht shtojmë vezët me sheqerin, i rrahim me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet kremoze. Shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të ftohur, i përziejmë së bashku duke shtuar pak nga pak miellin trazuar me pluhurin pjekës. Masën që na u krijua e shtrojmë në një tavë keku.
Ndërkohë qërojmë mollët, i presim ato në feta me trashësi mesatare dhe i përziejmë me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë. Mbulojmë komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendosim atë në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi keku të ftohet e pudrosim me sheqer pluhur dhe e servirim.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
