TIRANE- Policia e Tiranës ka publikuar sot videon e arrestimit të 20-vjeçarit Xhoni Asllanaj, mik i Xhabaftëve të Kombinatit, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Pasi e ndoqi, policia gjeti brenda mjetit të blinduar, një armë pa leje, 10 mijë euro cash dhe jelek antiplumb. Bashkë me të udhëtonin edhe Julain Daci e Albert Xhabafti, të cilët u proceduan penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.
Sipas policisë Asllanaj njihet si një nga personat me te afërt të Albert Xhabaftit, i cili ndodhej në mjetin e blinduar. Albert Xhabafti, është vëllai i Baki Xhabaftit, i cili u vra me 28 shkurt të vitit 2014, në Vorë ku vetura me të cilën po udhëtonte shpërtheu nga një mekanizëm i telekomanduar.
Shtetasit e lartë përmendur janë konstatuar në vendin e njohur si “Unaza”, në Vorë, Tiranë, duke udhëtuar me mjetin “Toyota”, me targë AA 045 EG, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Punjonjësve të Policisë për të ndaluar. Pas ndalimit të mjetit kanë vazhdur kundërshtimet për kontrollin e mjetit dhe të tyre, ku gjatë kontrollit të shtetasit Xhoni Asllanaj, në çantën e dorës së tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri, tip pistolete, e markës HS2000, me një krëhër dhe 15 fishekë të kalibrit 9mm”,- sqaron policia.
Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
(ma.ar/BalkanWeb)
