Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Prrenjas-Qafë Thanë ku një autobot gazi është përmbysur në trasenë e rrugës duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Qafë Thanës rreth orës 15:30. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë prania e akullit në rrugë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur lëvizjen e mjetit dhe sigurimin e rrugës. Nga fotot e siguruara nga gazetari Fatmir Popja për BalkanWeb kamioni duket i batuar në krahun e djathtë dhe ka bllokuar njërën anë të rrugës.
(m.k/BalkanWeb)
