TIRANË- Ndërsa sot në parlament është diskutuar gjatë projektbuxheti i qeverisë për vitin 2017, deputeti Ben Blushi ka qenë një nga kritikuesit më të ashpër.

Kjo, pasi pak ditë më parë partia LIBRA e themeluar nga ai, inicioi për herë të parë një sondazh për të pyetur shqiptarët se si do të donin që të votonin dy deputetët e kësaj force, Blushi dhe Hafizi për buxhetin. Pjesa më e madhe e tyre ka qenë kundër buxhetit të qeverisë. Dhe vullnetin e tyre Blushi e ka shprehur edhe sot në parlament duke akuzuar qeverinë se paratë e të varfërve po ua jep të pasurve.

Por nuk është mjaftuar me kaq, Blushi ka vlerësuar gazetaren e ekonomisë së “NEWS 24”, Vjollca Kongjoni, drejtuesen e emisionit “Të bësh ekonomi” duke u shprehur se ajo kupton më shumë nga ekonomia se të gjithë ata që flasin në parlament, duke përfshirë aty ndoshta edhe kreun e qeverisë dhe ministrin e financave.

“Sot diskutohet Buxheti i Shtetit në Parlament. Vjollca Kongjoni, gazetare ekonomie, kupton më shumë nga ekonomia se të gjithë këta që po flasin. E takova para disa ditësh!”, shkruan Blushi përbri fotos me gazetaren Kongjoni.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb