Kompania Apple për herë të parë ka deklaruar se po punon për prodhimin e makinave që ecin vetë. Kompania, që ka zëra se është e interesuar në tregun e makinave automatike në dy vitet e fundit, konfirmoi iniciativën sekrete për shpikjen e automjeteve që ecin vetë.
“Kompania po investon shumë në studimin e makinerive, dhe është interesuar për potencialin e sistemeve automatike në shumë fusha, përfshi edhe transportin,” thuhej në letrën e dërguar nga Steve Kenner, drejtori i Apple në sektorin e integritetit të produktit.
Letra nuk ofronte detaje të tjera për projektin, por nënvizonte “përfitimet e rëndëishme shoqërore të mjeteve të automatizuara,” e cila përshkruhej si një teknologji që shpëtonte jetë, duke parandaluar miliona aksidente e mijëra viktima në vit.
(e.f/ BalkanWeb)
