KUKES- Policia e Kukësit pas disa kohësh hetime intensive finalizoi me sukses operacionin e koduar “Golaj 1”, ku u bë e mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale (korruptive) të kryer nga punonjësit e administratës së komunës Golaj të rrethit Has, të cilët kanë abuzuar me fondet e ndihmës ekonomike të kësaj komune.

Po sot janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Kukës e cila ka vendosur masën e sigurisë,”Arrest në burg” për shtetasit e poshtëshënuar
1. Shaqir Jaku vjeç 45 , me detyrë përgjegjës i zyrës së ndihmë sekonomike të komunës Golaj.
2. Baftjar Bardhoshi vjeç 50 me detyrë inspektor i zyrës së ndihmës ekonomike të komunës Golaj.
3. Rrushe Kolaj me detyrë shefe e financës së komunës Golaj, gjykata dhamasën e sigurisë “detyrim paratitje”.Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Avni Ahmati vjeç 28 ish përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike të komunës Golaj për të cili ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”..Nga hetimet e sipërpërmëndura ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmëndur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me fondete ndihmës ekonomike duke konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim”.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: