I pamë së bashku për herë të parë më shumë se një muaj më parë, në Nizza dhe tani Charlotte Casiraghi dhe i dashuri i saj misterioz janë sërish bashkë, këtë herë në një darkë bamirësie në Longines Masters të Parisit. Të dy krah njëri-tjetrit nuk kanë humbur rastin për të qenë bashkë dhe mbas darkës janë larguar të dy.
Pas ndarjes nga ish i dashuri Lamberto Sanfelice, për të cilin Charlotte u shpërngul në Romë së bashku me djalin Raphael, vajza e Carolinës së Monaco-s, duket se është gati për të rinisur një dashuri të re, në krah të një burri i cili komunikon italisht, (sipas disa burimeve).
Për momentin për shoqëruesin e Casiraghi dihet shumë pak, por duket se të dy kane një ‘feeling’ mes tyre.
(da.xha/BalkanWeb)
