DURRËS- Gjykata e Apelit Durrës ka liruar me kusht Lulzim Berishën, i njohur si “i forti” i Durrësit.

Vendimi është marrë dje, pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 25 vite burg por dje pas vendimit të Shkallës së Parë, Lul Berisha ka lënë qelinë për të shkuar në banesë.

12 vjet pasi qëndroi në qeli, kreu i bandës së Durrësit, një nga bandat më të përgjakshme në vend, kërkoi lirinë nga Gjykata e Shkallës së parë në Durrës dhe ajo e Apelit. Berisha kërkoi në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohej jeta po të qëndrojë në qeli”. Prej viti 2015, Lulzim Berisha vuante dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës.

Pas hedhjes së shortit kërkesa u caktua të shqyrtohej nga gjykatës Tristan Hamitaj. Ai u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë ndodhej në burg deri diten e djeshme.

BANDA E DURRËSIT
Lulzim Berisha akuzohej si kreu i “Bandës së Durrës”, një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Koka tjetër e kësaj bande ishte Klodian Saliu i vrarë në vitin 2005.
Organizata akuzohej për një sërë krimesh:
– Vrasja e Dritan Sallakut, 17. 10. 1998 në Durrës;
– Vrasja e Viron Currit e Arjan Pajës;
– Plagosja Marsel Sotirit, 29.10. 998 në fshatin Rrashbull të Durrësit;
– Vrasja e Marsel Sotirit, 22. 08.1999 në plazh, Durrës;
– Vrasja e Dritan Dishës, 09.07.2000 në Shënavlash, Durrës;
– Vrasja e Ervin Lames, 14. 01. 2002 në lagjen numër 3, Durrës.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb