Modelja Simone Gutsche ka qenë duke u larë në një plazh në Florida në Shtetet e Bashkuara, teksa prapa saj është afruar një peshkaqen.
Në atë moment, shumë pushues kanë nisur t’ia bëjnë me dorë, por modelja dhe aktorja gjermane ka menduar se ata vetëm po e përshëndesin.
M
e të kuptuar se çfarë po ndodhte prapa krahëve të saj, modelja ka dalë nga uji dhe grabitqari është larguar, pa e sulmuar.
“Askush nuk ishte në ujë dhe zbrazëtia më pëlqeu shumë. Isha duke dalë, kur një çift filloi të më përshëndeste, ua ktheva përshëndetjen se më erdhi mirë”, ka thënë Gutsche.

“Të tjerë njerëz nisën të ma bënin me dorë, por unë mendoja se vetëm po më përshëndesin, se më njohin nga ekrani. Kur e kuptova çfarë po ndodhte, gjithçka ishte vonë. Për fat nuk përfundoi keq”.

Dikush nga pushuesit e ka bërë fotografinë e postuar më poshtë, të cilën kur e ka parë ajo është tmerruar me atë që ka mundur t’i ndodhte.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb